Kronika

Gjiknuri: Mirëmenaxhimi dhe investimet e kryera në hidrovore e argjinatura evituan përmbytjet

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi të enjten se falë mirëmenaxhimit të situatës nga ekspertët pas reshjeve të dendura dhe investimeve të kryera në hidrovore e argjinatura, u arrit të evitoheshin përmbytjet në zonat më të mëdha të vendit.

Gjiknuri reagoi në Kuvend pas akuzave të opozitës se qeveria nuk ka marrë masat e nevojshme për të shmangur përmbytjen e pothuaj gjysmës së vendit, siç deklaroi deputeti demokrat, Edmond Spaho.

Por, ministri Gjiknuri i kujtoi opozitës vitin 2010, vit në të cilin, tha ai, ndodhi përmbytja apokaliptike për shkak të keqmenaxhimit, pasi sipas tij, situata në Kaskadën e Drinit u menaxhua nga zyrat politike, nga ku urdhërohej hapja dhe mbyllja e portave.

Gjiknuri tha se pas një krahasimi të prurjeve të Kaskadës së Drinit me 2010-ën, rezultoi se ka patur të njëjtën sasi reshjesh, por pasojat nuk ishin të njëjta, pasi, u shpreh ministri, këtë vit situata u menaxhua nga ekspertë të fushës.

Ministri po ashtu i kërkoi opozitës që në raste kur ka situata natyrore të tilla, opozita duhet të bëhet palë me qeverinë për të minimizuar pasojat. Sipas tij, është detyrim paralajmërimi i qytetarëve për situatën dhe thirrja për evakuim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button