☁️
Tiranë 24°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,351 ▼ -0.09% ETH $2,533 ▲ +2.19% XRP $1.3668 ▲ +0.86% SOL $101.8000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: TAP projekti i shekullit, ja çfarë përfitojmë

Është zhvilluar sot ceremonia e mbërritjes së Tubave të Parë në Shqipëri, pranë Spitallës në Durrës, ku është edhe Sheshi Kryesor i Magazinimit të tubave dhe makinerive.

I pranishëm në këtë ceremoni, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se projekti i TAP nuk është më në letër dhe se ka nisur të zbatohet në terren.

“Gjërat në terren po ecin në bazë të një projeksioni të duhur. Lajm i mirë është që po ndërtohet një projekt shekulli. Kjo është një rrugë alternative e furnizimit me gaz të vendeve të BE. Shumë vende të rajonit do lidhen me rrjetin ndërkombëtar të gazit, do krijojmë një burim të ri energjie. Me ardhjen e gazit do vihet në punë edhe termocentrali i Vlorës”.

Për ndërtimin e tubacionit të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri, do përdoren rreth 13.000 tuba. Tubat janë prodhuar nga Kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH dhe kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit. Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15. Anija e parë transportoi 1.390 tuba si dhe 73 bërryla, ndërsa shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.

Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2. 90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra. Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra. Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.