☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjilani dhe Obiliqi ia kushtojnë orën e parë të mësimit UÇK-së, Hyseni dhe Thaçi bëjnë thirrje për kujtimin e sakrificës

Kryetarët e Gjilanit dhe Obiliqit, Alban Hyseni dhe Halil Thaçi, kanë njoftuar se ora e parë e mësimit nesër në shkollat e këtyre dy komunave do t’i kushtohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Hyseni ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat dhe në të gjitha nivelet në Komunën e Gjilanit, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet luftës së UÇK-së.

“Teksa jemi në pritje të verdiktit në Hagë, është moment i rëndësishëm që brezat e rinj të kujtojnë historinë dhe sakrificën për lirinë e vendit tonë”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se edukimi i të rinjve mbi vlerat e së kaluarës mbetet obligim i përhershëm, ndërsa ka shprehur besimin e tij në “pastërtinë e luftës” së UÇK-së dhe shpresën për lirimin e krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Ndërkaq, edhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, u ka bërë thirrje drejtorëve dhe mësimdhënësve që orën e parë të mësimit ta shfrytëzojnë për të kujtuar dhe për t’ua përcjellë nxënësve historinë e sakrificës së brezave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Ju bëj thirrje që nesër, në orën e parë të mësimit, ta kushtojmë një pjesë të orës për të kujtuar dhe për t’ua përcjellë nxënësve tanë historinë e sakrificës së brezave që punuan, u përballën me padrejtësi dhe dhanë edhe jetën për lirinë tonë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka kërkuar që në veçanti të kujtohet lufta e fundit e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve, veteranëve dhe familjeve të tyre, si dhe kontributi i të gjithë atyre që, sipas tij, bënë të mundur që nxënësit sot të mësojnë të lirë.

“Historia duhet të mësohet, sakrifica duhet të kujtohet dhe liria duhet të vlerësohet”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.