☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjini akuzon Kurtin dhe LVV-në për “grushtshtet të brendshëm”: Po uzurpojnë institucionet

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se po përpiqen të uzurpojnë institucionet e vendit.

Gjini ka thënë se Kosova ndodhet në një nga periudhat më të vështira politike, duke theksuar se sipas tij vendi aktualisht përballet me mungesë të institucioneve funksionale.

“Sot Kosova s’ka president, s’ka as ushtrues detyre të presidentit. S’ka kryeministër legal e as në detyrë legal, s’ka as ministra legal. E ka vetëm një person që e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka kritikuar proceset politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar LVV-në për zvarritje të krijimit të institucioneve dhe shkelje të vazhdueshme kushtetuese.

“Ju kujtohet 9 shkurti dhe rezultati zgjedhor. Ju kujtohet maskarallëku disa muajsh me zvarritje të krijimit të institucioneve. Ju kujtohen shkeljet e vazhdueshme kushtetuese. Sot, pa asnjë arsye logjike, shtetformuese e patriotike, hymë në krizë”, është shprehur ai.

Sipas Gjinit, situata aktuale nuk mund të përkufizohet ndryshe përveçse si “grushtshtet i brendshëm”, duke pretenduar se legjitimiteti i fituar në zgjedhje po përdoret për të marrë kontroll mbi institucionet.

“S’ka emër tjetër kjo situatë, përveç grushtshtet të brendshëm, që realizohet prej njerëzve që në mënyrën më brutale po e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë për të uzurpuar institucionet e shtetit”, ka shtuar kryetari i AAK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.