☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,017 ▲ +0.48% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2510 ▼ -0.26% SOL $94.7900 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Gjini: Aleanca refuzon bashkëpunimin me Kurtin edhe nëse na jep gjysmën e qeverisë

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.

“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti.

“Le ta zgjedhë studion, le ta zgjedhë gazetarin, le ta zgjedhë televizionin, kohën e ditën, çka të dojnë. Publikisht, po, krejt populli me e dëgju se çka po themi”, ka thënë Gjini.

Në konferencën për shtyp, Gjini tha se partia që ai kryeson nuk do të jetë pjesë e qeverisë ku bën pjesë edhe Kurti me Vetëvendosjen

“Nuk dojmë me qenë pjesë e qeverisjes me këtë pushtet, refuzojmë. Edhe me na dhënë gjysmën e qeverisjes, refuzojmë. Nuk e kemi kusht zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i Aleancës tha se kjo parti nuk I bashkohet Kurtit me kushtin që president të jetë Ramush Haradinaj.

“Duhet me ia përsërit edhe atij edhe gjithë të tjerëve, kishte me qenë nder për Kosovën e per te gjithë shqiptarët me pas president Ramush Haradinajn, po ky nuk është kushti ynë. E dimë që po ka qejf me i thanë po, e me na thanë ‘jo bre’, por nuk jemi tu e kërku këtë gjë”, ka thënë Gjini./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.