🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,568 ▲ +0.17% ETH $2,418 ▲ +0.02% XRP $1.2976 ▼ -0.28% SOL $103.9600 ▲ +0.03%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Sporti

Skënderbeu gjen fitoren e parë, mposht Elbasanin

Skënderbeu përmbys Elbasanin dhe merr fitoren e parë të sezonit. Çarls Bismark është simboli i fitores së bardhekuqve, të cilët tanimë ngjiten në kuotën e 6 pikëve në 7 javë kampionatit. Verdheblutë e Ivan Gvozdenoviç, përsëri shënojnë të parët, por problemet në mbrojtje, apo dhe gabimet e portierit Aleksovski janë të dukshme në fushën e lojës.

Skënderbeu i Julian Ahmatajt ka patur më tepër dëshirë dhe që në të 5’ është pranë golit, ndërsa Musa Baba shfaqet i vetëm përballë Aleksovskit, por në gjuajtjen e tij ndalet nga ky i fundit. I njëjti lojtar pas shtatë minutash ngatërrohet me këmbët e veta dhe Aleksovski ka bllokuar gjuajtjen e tij.

Elbasani zgjohet, por Ardit Nikaj, kjo në të 28’, ka humbur një mundësi ideale shënimi, teksa i vetëm përballë Dobjanit gjuan fort dhe topi ndalet në pjesën e sipërme të traut të portës korçare. Skënderbeu kundërpërgjigjet menjëherë me një aksion të ndërtuar nga Totre e Janaqi, por Zenullari gabon shënjestrën. E megjithatë Elbasani e gjen avantazhin në të 41’.

Ardit Nikaj ka pasuar për Mazarin, që përballë Dobjanit shënon. Ndoshta verdheblutë nuk e menduan që Skënderbeun do të barazonte në fundin e pjesës së parë, që e ka arritur në të dytëm minutë shtesë me Bismark, i cili ishte mbi mbrojten verdheblu, teksa ka goditur saktë me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë ka nisur e qetë, por ka dhe tension, kjo në të 56’, ndërsa Tresa dhe Amado janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Në të 58’, Dobjani gabon kur ua ka dorëzuar topin lojtarëve të Elbasanit. Mazari pason në qendër dhe Lagonidhis korrigjon gabimin e portierit të Skënderbeut. Elbasani ka një tjetër moment ideal për të gjetur golin e fitores, kjo në të 67’, teksa Nikaj është nisur drejt zonës, mund dhe duhet të pasonte për Tresën, gjë që nuk e bëri dhe gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtësit korçarë. Ahmataj shton forcat në sulm me Nasr, i cili në të 73’ është ndalur nga Aleksovski.

Dhe vjen goli i fitores në të 77’, përsëri me Bismark, që bën lëmsh të gjithë mbrojtjen e Elbasanit dhe shënon në të majtë të Aleksovskit.

Si për të vërtetuar që Skënderbeu ishte i etur për fitore gjithçka e mbyll në sulm, ndërsa në të katrën minutë shtesë gjuajtja e tij nga jashtë zone është ndalur nga Aleksovski, që ka pritur në dy kohë. Përfundimisht Skënderbeu gjen çlirimin, kurse Elbasani përfshihet nga kriza e rezultateve.

Tre javë pa fituar që nga 13 shtatori kur triumfoi ndaj Egnatias, ndërsa situata duket më shumë se sa e turbullt.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.