Ekonomia

Gjirokastër, automjetet pa kolaudim; 3500 mjete nuk paguajnë taksat

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës numri i automjeteve që sipas specialistëve kanë gjendje teknike jo të mirë apo janë me vit prodhimi të hershëm mund t’i kalojë të 2000 mjetet.

Për këto mjete nuk paguhen taksa prej vitesh dhe sipas drejtorisë së Trasportit Rrugor në Gjirokastër ato janë mes 3500 mjeteve që nuk paguajnë taksa për motive të ndryshme. Gjendja e amortizuar dhe mungesa e kontrollit teknik për një kohë të gjatë është bërë shkak kryesor për aksidentet në këtë aks përgjatë sezonit veror.
Drejtoria e Transportit po bën kontrolle në rrugë për të gjetur mjetet që nuk kanë certifikatën e kontrollit teknik.

“Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Gjirokastër, në bashkëpunim me policinë e shfrytëzimit ka marrë një farë masash, kontrolle të herë pas hershme, në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, meqënëse ky aks është më i ngarkuar në këtë sezon, prej dy muajsh janë marrë masa t’i bëjmë të ndërgjegjshëm të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve të bëjnë kontrollin teknik”, thotë Dino Selimi, drejtor i Shërbimit të Transportit, Gjirokastër.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës figurojnë të regjistruara rreth 14.028 mjete prej të cilave më shumë se 10.000 kanë shlyer detyrimet. Më parë falja e detyrimeve e realizuar për periudhën 2003-2010 nxorri nga qarkullimi dhe çrregjistroi rreth 2200 mjete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button