🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,317 ▼0.32%
DOW 50,176 ▼1.15%
NASDAQ 24,387 ▲0.24%
NAFTA 83.14 ▼1.78%
ARI 3,754 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,137 ▼ -1.4% ETH $1,769 ▼ -0.59% XRP $0.9777 ▲ +2.08% SOL $73.5300 ▲ +1.76%
S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,176 ▼1.15 % NASDAQ 24,387 ▲0.24 % NAFTA 83.14 ▼1.78 % ARI 3,754 ▼2.86 % S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,176 ▼1.15 % NASDAQ 24,387 ▲0.24 % NAFTA 83.14 ▼1.78 % ARI 3,754 ▼2.86 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kronika

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj

GJKKO ka dhënë vendimin për çështjen ndaj sh-kryebashkiakut të Memaliajt, Gjolek Guci dhe Edmonda Harizit, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri vendosi deklarimin e tyre fajtor.

Gjolek Guc u dënua fillimisht me 2 vjet burgim. Për shkak të përfitimit nga ulja e 1/3 së dënimit prej gjykimit të shkurtuar, dënohet përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. Si dënim plotësues, iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh.

Edmonda Harizi u dënua fillimisht me 1 vit burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënohet përfundimisht me 8 muaj burgim. Gjithashtu, iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Gjolek Guci dhe Edmonda Harizi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri, me vendimin nr. 72, datë 18.11.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjolek Guci, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Gjolek Guci i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Heqjen e së drejtës për të pandehurin Gjolek Guci për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Edmonda Harizi, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Edmonda Harizi, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet 8 (tetë) muaj burgim.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës Edmonda Harizi për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

3. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 09.02.2026, në shumën 38.925 Lek u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.