🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,299 ▼0.57%
DOW 50,094 ▼1.31%
NASDAQ 24,298 ▼0.13%
NAFTA 82.98 ▼1.97%
ARI 3,750 ▼2.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,693 ▼ -2.09% ETH $1,759 ▼ -1.29% XRP $0.9718 ▲ +0.83% SOL $73.0200 ▲ +0.77%
S&P 500 7,299 ▼0.57 % DOW 50,094 ▼1.31 % NASDAQ 24,298 ▼0.13 % NAFTA 82.98 ▼1.97 % ARI 3,750 ▼2.97 % S&P 500 7,299 ▼0.57 % DOW 50,094 ▼1.31 % NASDAQ 24,298 ▼0.13 % NAFTA 82.98 ▼1.97 % ARI 3,750 ▼2.97 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – “Voayger 1” arrin distancën rekord prej një dite dritë larg nga Toka

CLEVELAND, 18 nëntor /ATSH- AFP/ – Sonda “Voayger 1 ” e NASA-s, e cila udhëton në hapësirë prej gati 50 vitesh, arriti sot një distancë historike prej një ditë-drite nga Toka.

Sipas agjencisë amerikane të hapësirës, sonda, e cila është tashmë objekti i krijuar nga njeriu më i largët në univers, ndodhet rreth 26 miliardë kilometra (16 miliardë milje) larg.

Kjo është distanca që një rreze drite mund të përshkojë në 24 orë.

Kjo arritje historike është “ilustrimi më i mirë se sa e pafundme është hapësira”, tha Tiffany Kataria nga NASA.

“Shumë nga ëndrrat tona lidhen me udhëtimin drejt sistemeve të tjera yjore”, tha ajo. “Por ‘Voyager 1’ iu deshën gati 50 vite për të arritur vetëm në kufijtë e sistemit tonë diellor, e jo më për të përshkuar një distancë prej vetëm një ditë-drite.”

Ajo theksoi se shumë sisteme planetare jashtë sistemit tonë diellor, në krahasim, ndodhen të paktën disa vite-dritë larg.

E lëshuar në vitin 1977, “Voyager 1” dhe sonda e saj binjake “Voyager 2” janë të vetmet mjete hapësinore që kanë arritur në hapësirën ndëryjore, rajonin përtej sistemit tonë diellor, të cilin ato vazhdojnë ta eksplorojnë.

Mesazhet e dërguara nga Toka kërkojnë rreth 24 orë për të arritur te “Voyager 1”, ndërsa ekipeve në Tokë u duhet po aq kohë për të marrë një përgjigje.

Të dy sondat “Voyager” mbartin të ashtuquajturat “Golden Records” (Disqet e Artë) – disqe bakri të veshura me ar, me diametër 30 centimetra, të cilat synojnë t’u përcjellin jashtëtokësorëve historinë e botës sonë.

Disa nga pajisjet e “Voyager 1 “, si kamerat, janë fikur nga distanca për të kursyer energjinë, por sonda vazhdon të studiojë fenomene të padukshme, si fushat magnetike, tha Kataria.

Të dhënat që ajo mbledh u mundësojnë studiuesve si Kataria të studiojnë “gazrat, pluhurin dhe materialet e tjera që ekzistojnë midis yjeve, midis Diellit tonë dhe yjeve të tjerë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.