Shkelja e barazisë në tendera, GJKKO dënon me 16 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, masë edhe për…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot (18 nëntor) me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Gucin.
GJKKO e shpalli fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.
Me vendimin e datës 18 nëntor 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri vendosi dënimin e Gucit me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua me 1/3, duke u caktuar përfundimisht në 1 vit e 4 muaj burgim.
Gjithashtu, Gjykata vendosi t’i heqë Gucit të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Në të njëjtën çështje, GJKKO dënoi edhe të pandehurën Edmonda Harizi me 1 vit burgim, dënim i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj burgim. Edhe asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.