⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.21 ▲2.12%
ARI 4,107 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,103 ▼ -1.48% ETH $2,409 ▼ -1.77% XRP $1.3335 ▼ -1.66% SOL $104.6900 ▼ -1.62%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.21 ▲2.12 % ARI 4,107 ▼1.03 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.21 ▲2.12 % ARI 4,107 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Gazetarja Flutura Tota bën me dije se vendimi u mor pasi avokatët e zgjedhur nga të pandehurit nuk u paraqitën në seancë në kuadër të bojkotit, ndërsa edhe dy avokatet e caktuara përmes ndihmës juridike falas refuzuan të merrnin përsipër mbrojtjen. Njëra prej avokateve të ndihmës juridike falas argumentoi se nuk do të merrte pjesë për shkak të bojkotit, ndërsa tjetra pretendoi se çështja nuk përmbushte kushtet për ofrimin e ndihmës juridike falas.

GJKKO i vlerësoi të pabazuara kërkesat e të katër avokatëve për të mos përfaqësuar Metën dhe Kryemadhin. Për avokatët e zgjedhur nga të pandehurit, gjykata caktoi gjobë prej 20 mijë lekësh për secilin, ndërsa për dy avokatet e ndihmës juridike falas gjoba u caktua në masën 5 mijë lekë për secilën.

Seanca e radhës u caktua më 29 tetor, në orën 11:00. Ndërkohë, për Ilir Metën u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit.

Në një deklaratë të shkurtër pas seancës, Ilir Meta u shpreh se është i gatshëm të mbrohet edhe vetë, duke e cilësuar situatën si një lojë për zvarritjen e procesit gjyqësor.

Meta deklaroi gjithashtu se kishte takuar në ambientet e gjykatës kryetarin e Dhomës së Avokatisë, të cilit i kishte kërkuar një zgjidhje për situatën. Sipas tij, ky i fundit i kishte thënë se gjatë ditës do të zhvillonte një takim lidhur me këtë çështje në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.