Politika

“Gjuha e urrejtjes online & offline dhe roli i diplomacisë në rajonin e Ballkanit”

–Aktivitet i MPJ-së në 20 vjetorin e anëtarësimit në Këshillit të Evropës-

 MPJMe rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme,  organizoi aktivitetin “Gjuha e urrejtjes online & offline dhe roli i diplomacisë në rajonin e Ballkanit”.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me nismat “Ambasadorët e Rinj të Paqes” dhe “Lëvizja Kundër Gjuhës së Urrejtjes” të Këshillit të Evropës.

Konferenca u përshëndet nga Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme. Odeta Barbullushi, e cila në fjalën e saj u shpreh: “Ndonjëherë atë ç’ka nuk mund ta bëjnë gjykatat dhe qeveritë, mund ta bëjnë njerëzit. Në kohën e diplomacisë moderne, individët, profesionistët dhe grupet shoqërore kanë më shumë mundësi dhe hapësira për të ndryshuar perceptimet dhe bindjet, për të bërë mirë për vendin e tyre. Ky është një element edhe me i rëndësishëm në rastin e shteteve të vogla”.

Konferenca u organizua në ambientet e MPJ-së dhe kishte si qellim sensibilizimin e të rinjve në lidhje me problematiken e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në internet dhe në jetën e përditshme.

Diskutimet u përqendruan në trajtimin e çështjes nga pikëpamja akademike si dhe informimin e pjesëmarrësve për t’u përfshirë në programet rinore të Këshillit të Evropës kundër këtij fenomeni

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button