“Gjuha gjuhëve” e përçmuar nga akademikët
Nga Stiljan DEDJA
Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bvën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në ballkan dhe më gjerë. Gjuhëtarë dhe albanologë të huaj dhe të vendit kanë arritur në konkluzione shkencore që:- gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës pellazgo- ilire- arbnore, apo siç shprehet albanologu Van Hann si “fosile e gjuhës pellazgjike. “Bota do të humbiste shumë në qoftë se do të humbiste leksiku i saj i vjetër” citon profesor Kabo. Ne shqiptarët kemi në dorë një armë shumë të fortë dhe shumë të rëndësishme, që nuk e kanë të tjerët, që është, gjuha e parë e folur në ballkan dhe europë:- gjuhën shqipe. Ne këtë element të rëndësishme dhe me shumë vlera të kombit tonë duhet jo vetëm ta ruajmë, por ta zhvillojmë dhe ta promovojmë në vend dhe kudo në botë gjithmonë dhe më shumë.
Lëvrimi i Gjuhës shqipe apo “Gjuha e Gjuhëve”, është një çështje kombëtare, është një detyrë imediate për çdo akademik, gjuhëtar, historian dhe çdo njeri që ka sadopak kulturë për gjuhën shqipe. Faik Konica për rëndësinë e gjuhës shqipe do të shprehej:” Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqipëtarët të bashkuar, ka qenë gjuha.” Promovimi I gjuhës shqipe tek ne dhe kudo në botë, si gjuhë e parë dhe si pasardhëse e gjuhës pellazgo- ilire, është një detyrë e domosdoshme, detyruese sot për të gjithë akademikët dhe institucionet përkatëse të saj, pasi gjuha shqipe, “fillesa e çdo gjuhe” siç thotë profesori në mënyrë të trishtueshme:”po fle”.
Të gjithë, qysh nga rilindasit dhe më vonë, kanë luftuar dhe sakrifikuar në drejtim të përhapjes së gjuhës shqipe, mësimin e saj, si dhe mbajtjen gjallë dhe transmetimin e saj nga brezi në brez .Por sot kërkohet të promovohet gjuha shqipe në një kënvështrim të ri apo “ Etimologjia e re”, apo e “thellësisë së fjalës”, nën fakte dhe studime të reja shkencore të nisura nga z Petro zheji. Gjatë viteve të diktaturës shumë gjëra janë shkruajtur dhe janë thënë gabim, në kundërshtim me të vërtetën shkencore që zbuloi dhe vërtetoi z Petro zheji në lidhje vjetërsinë e gjuhës shqipe dhe me fjalë formimin e saj. Dhurata që ai i la shqipëtarëve si:”Gjuha e simboleve” apo vepra të tjera fondamentale të njohura tashmë, janë një kontribut i drejpërdrejt i tij.Gjuhët ndryshojnë vetëm në sipërfaqe, po në brendësir kemi të bëjmë me të njejtën gjuhë:-mendonte ai.
Por çuditërisht këtij zbulimi shkencor të nisur nuk po i paraprin ajo që duhet ta bëjë këtë gjë siç është akademia e shkencave me akademikët e nderuar të saj me “grada gjenerali” dhe “spaleta” të cilat i mbajnë padrejtësisht dhe padenjësisht,por vetëm disa gjuhëtarë të apasionuar njohës të mirë të teorisë shkencore të Petro zheit të “algoritmit simbolik” mbi gjuhën shqipe. Gjuha shqipe kjo gjuhë “ kozmike” “e lartësuar” që i ka rezistuar mijvjeçarëve dhe luftës keqëdashëse deri në çfarosje, të fqinjëve tanë,na tregon se asnjë akademik i shitur apo I padenjë për vendin që ka mund ta dëmtojë përkohësisht atë, por kurrsesi nuk mund të eleminojë ekzistencën dhe të vërtetat shkencore të saj.
Ajo është sot sot e përçmuar dhe e braktisur nga akademikët tanë, por jo e përçmuar nga e vërteta historike dhe shkencore, apo nga populli shqipëtar, që sot po kupton gjithnjë dhe më shumëpër mbi gjuhën e tij shumë të vjetër. Faik Konica në Albania më 1897 shprehët:” Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës kombëtare”. Çdo njeri në pozicionin e tij nuk mjafton vetëm të jetë i ditur, por ai duhet të ketë edhe frymën dhe ndjenja patriotike .Këtu nuk po bëjë fjalë për ndjenja të sëmura nacionaliste dhe për shtrembërime shkencore, por për një të vërtetë shkencore tashtë të provuar ngaz Petro zheji. Por edhe sa kohë do të presim, që akademikët tanë të marrin në dorë situatën dhe të jenë pararoja shkencore, për promovimin e kësaj gjuhe të lashtë dhe të vlerësuar shumë si gjuhë e parë edhe nga të huajt? Por a mund të presë gjuha shqipe sa tju mbushet mendja këtyre të paguarve të dyshimtë deri sa dalin në pension ata? Tani bindem plotësish me thënien e Faik Konicës në librin “Jeta në washington” ku citon:” Armiqtë e shqipërisë janë shqiptarët, prandaj renditemi ndër vendet e fundit në evropë.” Apo një thënje tjetër e tij:” Ruaje zot shqipërinë nga shqipëtarët.”
Kam bindjen që këtu Konica e ka fjalën, për ata shqipëtarë që e shesin shqipërinë për interesat e tyre meskine. Çjanë këta njerëz ta përdalë që pengojnë të vërtetat e gjuhës së nënës së tyre? Ju thaftë dora kur kan shkruajtur dhe botuar libra gjoja shkencor se: gjuha shqipe nuk është gjuhë e parë,apo që shumë fjalë të shqipes burojnë nga gjuhët e tjera? Të gjithë jemi të irrituar me këta njerëz antishqipëtarë dhe dëmtues dhe shtrembërues të vërtetave shkëncore mbi gjuhën shqipe. Ky institucion gjoja “shkencor” ka kohë që nuk po merret me punët shkencore të tijat, por merret vetëm me hallin e madh që ka zënë se kush do të jetë kryetari i saj!
Edhe shumë gjuhëtarë të vjetër, me shumë përvojë në lëmin e gjuhësisë merren akoma edhe ndoshta me të drejtë me drejtëshkrimin dhe rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, apo me strukturimin e saj nëpër shkolla ,por është për tu çuditur se ata nuk merren fare me metodën e re shkencore të “simboleve” të zPetro Zheji. Këta gjuhëtarë të nderuar, mund të japin kontributin e tyre të madh, në futjen në tekstet shkollore dhe në instiucione të tjera, studimin e kësaj metode të re shkencore, të përçmuar padrejtësisht dhe qëllimisht deri më sot.