roze
Gjumë të ëmbël Zayn Malik
Ata i kanë mbajtur të informuar mirë ndjekësit për romancën e tyre.
Edhe një herë Gigi Hadid ka ndarë në rrjetet sociale me 13.3 milionë fansa fotot të dashurit të ri, Zayn Malik.
Supermodelja 20-vjeçare është ulur pranë ish pjestarit të One Direction teksa ai po bënte një sy gjumë, me macen e tyre te koka.
Lidhja e tyre u bë publike në fillim të këtij viti, dhe që atëherë ata nuk janë parë më të ndarë. Zayn i përgjumur, i cili braktisi One Directions për të bërë një jetë ‘normale’, duket i lezetshëm teksa merr një sy gjumë në divan dhe kokën në prehërin e të dashurës.