Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 103.53 ▲2.11%
ARI 4,311 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,040 ▼ -1.29% ETH $2,478 ▼ -1.68% XRP $1.4029 ▲ +0.01% SOL $100.9500 ▼ -0.85%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.53 ▲2.11 % ARI 4,311 ▼0.94 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.53 ▲2.11 % ARI 4,311 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliaj

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor këtë të martë, më 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, pas shqyrtimit të dosjes penale me kërkues Erion Veliaj dhe palë të interesuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme, përfshirë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të 9 shkurtit 2025, vendimin e Apelit të Posaçëm të 13 marsit 2025, si dhe vendimin e mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 8 korrikut 2025.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm.

Shpenzimet gjyqësore janë lënë në ngarkim të subjektit të interesuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.