🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.93 ▼1.78%
ARI 4,334 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,468 ▲ +1.5% ETH $2,702 ▲ +2.52% XRP $1.5475 ▲ +6.16% SOL $118.1600 ▲ +4.52%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.93 ▼1.78 % ARI 4,334 ▲0.83 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.93 ▼1.78 % ARI 4,334 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kosova

Gjykata e Prishtinës lejon gjykimin në mungesë për 53 të akuzuarit e rastit të Mejës

Gjykata Themelore e Prishtinës lejoi përsëritjen e seancës fillestare dhe gjykimin në mungesë për 53 të akuzuar për vrasje, dëbime, plaçkitje dhe shkatërrim në Mejës dhe fshatrat përreth; avokatët mbrojtës kanë 30 ditë për të kundërshtuar provat ose për të kërkuar pushimin e aktakuzës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për lejimin e përsëritjes së seancës fillestare në mungesë për 53 të akuzuarit.

Vendimi u shpall sot nga kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bëhet fjalë për rastin e njohur si ‘rasti i Mejës’, në të cilin 53 të akuzuarit akuzohen për vrasje, dëbim, plaçkitje dhe shkatërrim në Mejës dhe fshatrat përreth.

Kryetarja e trupit gjykues theksoi se ka gjetur se janë plotësuar kushtet dhe kriteret për lejimin e gjykimit në mungesë.

Ndaj këtij vendimi avokatët mbrojtës kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve.

Kryetarja e trupit gjykues gjithashtu u dha afat avokatëve mbrojtës prej 30 ditësh për të paraqitur parashtresa dhe kundërshtuar provat ose për të kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës.

Në fillim të seancës, prokurori special Ilir Morina u zotua se shteti ka obligimin që kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë.

Burimi: Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.