🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,909 ▼ -0.03% ETH $2,237 ▼ -0.31% XRP $1.1621 ▼ -0.32% SOL $89.4100 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erd

Gjykata e Tiranës i ka hapur burg procedurave të ekstradimit drejt Ankarasë dhe la sot (7 gusht) në arrest me burg aktivisten turke Julide Yazici, e akuzuar për terrorizëm.

Vendimi përfshin kohën deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar nga Turqia që kërkon ekstradimin. Ankaraja zyrtare do të ketë 40 ditë afat për paraqitjen e dokumentacionit për vijimin e procedurave. Rezulton se ajo ka marrë të drejtë azili nga Franca.

Gjatë masës në Gjykatë, Yazici tha se përndiqet politikisht për shkak të bindjeve politike dhe për këtë arsye nuk pranon ekstradimin drejt Turqisë. Ajo shtoi se ka protestuar kundër Presidentit Erdogan dhe se i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe.

32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Rinas, teksa udhëtonte nga Franca ku ka marrë azil politik drejt Shqipërisë.

“Pas verifikimeve nga Policia, rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja, pasi është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga ky dënim, sipas autoriteteve turke, asaj i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 5 muaj dhe 22 ditë burg”, u tha në njoftimin zyrtar.

Pas caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, do të jetë sërish gjykata e Tiranës që do të shprehet lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin ose jo të saj.

Shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Erdogan. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.