Kronika

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve

Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Kuvendit për të shfuqizuar Bordin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit.

Teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dy deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula deklaruan se Bordi cenon interesat e qytetarëve.

“Paraqitëm qartësisht se është në cenim të të drejtës kushtuese. Është në cenim të thellë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, me çmimet abuzimeve për qytetarët. Një bord publik privat i tillë nuk është parë në asnjë vendimmarrje të vendeve të tjera. Çmimet e karburantit kanë qenë pikërisht në momentin e vendosjes së Bordit më të lartat në 30 vite, në dëm të interesave të qytetarëve. Ky Bord duhet të shfuqizohet dhe qytetarët të kenë mundësinë të marrin çmimin e tregut në një ekonomi bazuar në kërkesë-ofertën”, tha deputetja Çupi.

Nga ana tjetër, deputeti Sula u shpreh se bordi është abuzues dhe se dëmton ekonominë e shqiptarëve.

“Ky bord është ngritur enkas për qëllimet përfituese të një apo dy kompanive hidrokarbure. Çmimet kanë qenë dukshëm më lart se të disa kompanive të tjera. Sasia e karburantit të shitur prej tyre ishte më e vogël se sasia e karburantit të shitur nga kompanitë e tjera. Për shkak të konkurrencës, u gjet forma, duke ngritur një bord, që këto kompani që nuk kishin këtë marzh të madh fitimi, të barazoheshin të gjithë në çmim dhe normën e fitimit. Baza e një ekonomie tregu është konkurrenca. Si ka mundësi që brenda 24 orësh çmimi rritet kr rritet në bursat ndërkombëtare, dhe kur ka ulje në bursë, këtu duhen dy javë që të reflektohet çmimi”, deklaroi ai.

“Është ngritur vetëm për 1 apo dy kompani të hidrokarbureve. Çmimi i karburantit është jashtë çdo lloje logjike. Është haptazi me qëllim përfitues”, theksoi ai.

Ai foli për kontrabandë në tregtimin e naftës.

”Kemi bërë një studim për 10 vitet e fundit sa i përket numrit të makinave në Shqipëri. Kemi ngritur me forcë që shifrat janë skandaloze. A ka logjikë ekonomike apo morale që dyfishohet numri i makinave dhe zhdoganohet më pak naftë se kur ishin më pak makina”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button