☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,557 ▲0.18%
DOW 52,549 ▲0.12%
NASDAQ 26,211 ▲0.02%
NAFTA 71.79 ▼0.4%
ARI 4,109 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,484 ▲ +2.23% ETH $1,804 ▲ +3.13% XRP $1.1103 ▲ +0.92% SOL $78.9400 ▲ +0.84%
S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,549 ▲0.12 % NASDAQ 26,211 ▲0.02 % NAFTA 71.79 ▼0.4 % ARI 4,109 ▼0.76 % S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,549 ▲0.12 % NASDAQ 26,211 ▲0.02 % NAFTA 71.79 ▼0.4 % ARI 4,109 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Gjykata rihapë shqyrtimin gjyqësor për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të rihapë shqyrtimin gjyqësor në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021.

Vendimi u mor në seancën e së premtes, në të cilën ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, tre të akuzuarit dyshohet se kanë organizuar dhe kryer sulmin në bashkëpunim me njëri tjetrin, me motiv hakmarrjen.

Aktakuza thekson se objektiv i sulmit ishte shoferi i autobusit, tashmë i ndjeri Gani Gjokaj.

Sipas Prokurorisë, familja Mehmetaj e konsideronte atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, çka pretendohet se ka qenë motivi i krimit.

Në dosjen e rastit thuhet se Halil Mehmetaj ishte zotuar për hakmarrje ndaj Gjokajt dhe se gjatë ceremonisë së varrimit të vajzës së tij kishte vendosur orën e dorës në arkivolin e saj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit paraprakisht kishin vëzhguar zonën ku ndodhi ngjarja, duke zgjedhur një vend pa kamera sigurie dhe larg banesave. Prokuroria pretendon se ata i kishin zënë pritë autobusit që qarkullonte në linjën Gjakovë, Gllogjan, ndërsa gjatë sulmit mbetën të vrarë tre persona.

Organi i akuzës pretendon se Kastriot Mehmetaj, i armatosur me një pushkë automatike AK-47, kishte shkuar në këmbë deri në vendin e ngjarjes. Me afrimin e autobusit, ai kishte dalë në mes të rrugës duke u shtirur si i dehur për ta detyruar shoferin të ngadalësonte ose të ndalonte. Pasi autobusi uli shpejtësinë, sipas aktakuzës, ai qëlloi në drejtim të shoferit Gani Gjokaj, duke e lënë të vdekur, ndërsa nga të shtënat humbën jetën edhe dy nxënës 17 vjeçarë, L.H. dhe G.M., si dhe u plagos rëndë F.T.

Më tej, sipas aktakuzës, pas kryerjes së sulmit Kastriot Mehmetaj ishte larguar në drejtim të fshatit Shaptej, ku e priste me veturë Kreshnik Mehmetaj. Prokuroria pretendon se pas kthimit në shtëpi arma e përdorur në krim ishte shkatërruar.

Aktakuza ngarkon edhe Halil Mehmetajn se, në periudhën nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021, kishte nxitur Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për vrasjen e Gani Gjokajt, duke e fajësuar vazhdimisht atë për vetëvrasjen e vajzës së tij, Heroina Mehmetaj. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.