☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▲0.41%
DOW 52,396 ▲0.07%
NASDAQ 26,355 ▲0.71%
NAFTA 101.30 ▼0.45%
ARI 4,036 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,256 ▲ +0.78% ETH $2,332 ▲ +1.1% XRP $1.3182 ▲ +2.49% SOL $100.6800 ▼ -0.26%
S&P 500 7,708 ▲0.41 % DOW 52,396 ▲0.07 % NASDAQ 26,355 ▲0.71 % NAFTA 101.30 ▼0.45 % ARI 4,036 ▼0.07 % S&P 500 7,708 ▲0.41 % DOW 52,396 ▲0.07 % NASDAQ 26,355 ▲0.71 % NAFTA 101.30 ▼0.45 % ARI 4,036 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 12 nga 22 protestuesit të arrestuar në tubimet e mëparshme. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja e manifestimeve të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Kujtojmë se studentë e gjimnazistë nisën bojkotin mësimor që prej datës 13 tetor duke u grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar përmirësim të kushteve studentore. Kërkesa kryesore është ajo e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, pa asnjë negociatë.

Së fundmi Rama ka prezantuar dhe masat e marra nga qeveria për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, përgjegjësi financiare për shkaktarët e dëmeve dhe ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal. Masat përfshijnë gjoba deri në 500 mijë lekë për persona që qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pas paralajmërimeve të policisë, si dhe sanksione për mosbindjen ndaj urdhrave të saj.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kufizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, ndëshkimin e nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe masa për personat që fshehin identitetin gjatë tubimeve të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.