Gjyli: Mocioni “Spiropali”, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj
Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se mocioni “Spiropali” është një lëvizje të zgjuar por kryesisht personale dhe ambicioze.
Gjyli thekson se deklaratat e Spiropalit vijnë në kulmin e një proteste që ka kaluar tashmë mbi 40 ditë.
“Duke qenë se zonja Spiropali më parë ka shprehur edhe pakënaqësitë e saj sa i takon shkarkimit nga pozicioni i ministres për Punët e Jashtme, mosdakordësimin dhe mënyrën se si u pozicionua në çështjen Balluku në votimin në Parlament, të gjitha këto tregonin një rreshtim në një linjë pak më moderuar sesa linja zyrtare e partisë”, tha Gjyli.
Ajo vlerëson se koha e zgjedhur nga Spiropali nuk është e rastësishme.
“Kjo vjen si një moment i saj personal i cili i shërben si një valvul shkarkimi të të gjithë atij akumulimi që protesta nxori në shesh. Ky është një moment, gjykoj në terma politikë, sa i zgjuar aq edhe ambicioz nga ana e zonjës Spiropali…”, theksoi Gjyli.
Sipas Gjylit, pozicionimi i Spiropalit funksionon njëkohësisht si një ofertë platforme për Partinë Socialiste për të krijuar një strategji të re ndaj protestës, por edhe si një hap për të rikonfirmuar pozitat e saj brenda partisë.
“Mendoj që kjo strategji e ofruar nga zonja Spiropali i shërben asaj për t’u rikonfirmuar në Partinë Socialiste si një element shumë i rëndësishëm dhe një nga pretendentet kryesore për të qenë në krye të asaj partie, mbase edhe të qeverisjes së ardhshme…”, u shpreh Gjyli.
Gjyli vëren se Spiropali nuk shkëputet nga linja e partisë, por pozicionohet si “këshilltare e jashtme” që ofron alternativa, duke u bërë njëkohësisht “një me problematikat e qytetarëve”.
“Në të njëjtën kohë ajo nuk shkëputet nga linja e partisë, qëndron në këtë linjë dhe thotë “unë jam këtu, jam me Partinë Socialiste, nuk distancohem nga Partia Socialiste”, por ofron, pra bën indirekt rolin e këshilltares së jashtme të Partisë Socialiste, duke thënë alternativa në këtë moment politik me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në vendin tonë me një protestë. Këtu ajo i shërben edhe si valvul shkarkimi protestës me të gjithë problematikat.
Ajo bëhet një me problematikat e qytetarëve, me hallet e qytetarëve dhe thotë “unë jam këtu për të ofruar një strategji që indirekt më shërben edhe mua po i shërben edhe partisë time sepse unë nuk distancohem nga partia”, tha më tej Gjyli.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.