Kronika

Gjyqi kundër DIA-s, dëshmitari: CEZ tha emra fiktivë debitorësh

Dëshmitari i mbrojtur nga shteti Romeo Karaj, vijoi dëshminë në gjyqin ndaj ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Në seancën e së premtes, dëshmitari tregoi se pas marrëveshjes për mbledhjen e borxhit të debitorëve, DIA mori nga CEZ-i i atëhershëm emra debitorësh fiktivë, që nuk përfaqësonin as persona fizikë dhe as juridikë. Si përshembull, debitorë me emrin, “Pompa”, apo “Shkalla”, që ishin të paidentifikueshëm.

Sipas dëshmitarit, vlera e caktuar këtyre lloj debitorësh ishte e konsiderueshme dhe nuk dihet sesi është vepruar në terren, ndonëse janë dërguar shkresa reciproke mes DIA-s dhe CEZ-it për këtë lloj shqetësimi.

Edhe sa u përket derdhjes së shumave të mbledhura nga debitorët e energjisë, dëshmitari Romeo Karaj, rikonfirmoi edhe një herë se ato nuk hidheshin në një numër të veçantë llogarie dhe se nuk pasqyroheshin saktë paratë e mbledhura dhe uljen e debisë së personave apo subjekteve që bënin pagesa të pjesshme të borxhit.

Dëshmia e ish-juristit të DIA-s, ndërpritej herë pas here nga i pandehuri Ismailaj, i cili kundërshtonte apo i cilësonte si të pavërteta thëniet e dëshmitarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button