Kronika

Gjyqi ndaj Shullazit, seancën e ardhshme Tahiri dhe Çako

Në seancën e ardhshme gjyqësore të procesit ndaj Emiliano Shullazit, e parashikuar për javën e ardhshme, pritet të dëshmojnë emrat VIP.
Kështu, në listën e personave të thirrur nga organi i akuzës rezultojnë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ndërkohë, lista vazhdon me emra të njohur të sektorit të arsimit në vend si rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni; ish-rektori Dhori Kule, Klodeta Dibra dhe Shezai Rrokaj.
Prania e tyre lë të kuptohet se në fokus të seancës do të jetë kërcënimi i përfolur i Konit për t’u tërhequr nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.
Në seancën e kaluar ndaj Shullazit, i konsideruar edhe nga ambasadori i SHBA si një figurë kyçe e botës shqiptare të krimit, dëshmuan tre biznesmenë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button