☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,516 ▲0.06%
DOW 52,251 ▲0.48%
NASDAQ 26,359 ▼0.07%
NAFTA 76.00 ▲0.97%
ARI 4,377 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,384 ▼ -0.86% ETH $1,765 ▼ -1.16% XRP $1.2050 ▼ -0.91% SOL $73.1700 ▼ -0.5%
S&P 500 7,516 ▲0.06 % DOW 52,251 ▲0.48 % NASDAQ 26,359 ▼0.07 % NAFTA 76.00 ▲0.97 % ARI 4,377 ▲0.51 % S&P 500 7,516 ▲0.06 % DOW 52,251 ▲0.48 % NASDAQ 26,359 ▼0.07 % NAFTA 76.00 ▲0.97 % ARI 4,377 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Opinion

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

Në procesin A, çështja “SASPAC”, ku kam masën “arrest me burg”, seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Kërkova ta ndiqja gjykimin pranë avokatit tim dhe jo nga kafazi i sigurisë. Gjykata tha se kjo ishte kompetencë e administratës së burgjeve. Administrata refuzoi, duke u mbështetur në një praktikë të unifikuar për të gjithë të paraburgosurit.
Në procesin B, çështja e instrumenteve kirurgjikale, ku kam vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, kërkova të qëndroja pranë avokatit tim. Këtë herë, gjykata urdhëroi administratën e burgjeve të ma mundësonte qëndrimin në sallë dhe urdhri u zbatua.
Këtu qëndron absurdi.
Paraburgimi lidhet me mbarëvajtjen e hetimeve dhe rrezikun procedural. Ndërsa vendosja në kafazin e sigurisë lidhet me sigurinë në sallën e gjyqit dhe duhet të bazohet në një vlerësim individual të rrezikshmërisë.
Megjithatë, administrata e burgjeve pranoi vetë se zbaton një praktikë të njëjtë për çdo të paraburgosur, pa analizë konkrete për rastin individual.
Kështu:
– në procesin A, me dyer të mbyllura dhe pa publik, u vendosa në kafazin e sigurisë;
– në procesin B, me seancë të hapur, u lejova të qëndroja pranë avokatit tim.
Nëse shqetësimi lidhej me publikun apo rendin në sallë, logjika do të kërkonte të kundërtën.
Në procesin A, më 20 maj, e mërkurë, u konsiderova rrezik që duhej izoluar.
Në procesin B, më 21 maj, e enjte, qëndrova pranë avokatit tim pa asnjë incident:
– nuk ika;
– nuk ndikova mbi prova apo dëshmitarë;
– nuk cenova rendin;
– nuk krijova problem sigurie.
Kjo tregon se ekzistonte një mënyrë më pak kufizuese për garantimin e sigurisë.
Unë jam i njëjti person që, në dy procedime penale të ndryshme, jam:
– i akuzuar nga i njëjti SPAK;
– i gjykuar nga e njëjta GJKKO;
– i shoqëruar nga e njëjta administratë burgjesh.
Megjithatë:
– të mërkurën u vlerësova “i rrezikshëm”;
– të enjten rezultova “i parrezikshëm”.
Brenda së njëjtës gjykatë u zbatuan dy standarde të ndryshme:
– një trupë gjykuese ia la vendimin administratës së burgjeve;
– një tjetër mori vetë vendimin dhe urdhëroi administratën.
Në një rast, administrata e burgjeve refuzoi kërkesën time pa vlerësim individual; në tjetrin, e zbatoi urdhrin e gjykatës pa problem.
Prandaj, në mungesë të një shpjegimi logjik apo ligjor, mbetet vetëm një përfundim komik.
Unë, Ilir Beqaj:
– qenkam i rrezikshëm në ditët e javës që e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e mërkurë”) dhe i parrezikshëm në ditët e javës që nuk e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e enjte”); ose
– qenkam i rrezikshëm në datat me numër çift të muajit (20 maj) dhe i parrezikshëm në datat me numër tek të muajit (21 maj).
Pra, qenkam gjysmë i rrezikshëm dhe gjysmë i parrezikshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.