🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,493 ▼ -0.19% ETH $2,415 ▼ -1.13% XRP $1.2969 ▼ -1.43% SOL $103.9800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Sporti

Glasner premton një Milan spektakolar, te kuqezinjtë vjen bashkë me Rangnick e Alaba

Klubi i Cardinale përshpejton për trajnerin austriak, që propozon një futboll sulmues. Rangnick dhe David Alaba pritet të jenë pjesë e projektit të tij.

Milani përgatitet për një javë shumë të nxehtë, ndoshta ajo vendimtarja, sepse nisja e Botërorit do të ngadalësonte shumë projektin e merkatos. Për çështjen e trajnerit klubi duket i fokusuar tek Oliver Glasner, me të cilin pritet një tjetër takim, pas astij të së martës. Vetë trajneri beson shumë tek opsioni Milan.

“Gazzetta dello Sport” bën me dije se në takimin me Cardinale dhe Ibrahimovic, Glasner ka treguar se e ka analizuar gjerë e gjatë Milanin. Ai ka parë disa ndeshje të sezonit të fundit, që i kanë shërbyer për të krijuar idenë e punës që e pret. Austriaku i përshtatet grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, por praktikon një futboll shumë më ndryshe nga ai i Allegri-t.

Futbolli i Glasner bazohet te presioni dhe intensiteti, ndaj dhe ai ka premtuar se në “San Siro” do të shihet një Milan spektakolar, me mentalitet sulmues. Sigurisht që duhet pak kohë për të ndryshuar situatën.

Afër Milanit duket edhe Ralf Rangnick, figura ideale për të mbështetur Glasner. Dhe për këtë mund të vijë edhe një lojtar shumë i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes, David Alaba. Mbrojtësi 34-vjeçar është duke lënë Real Madrid me parametra zero. Sezonet e fundit ka pasur edhe dëmtime, por është një nga senatorët e Austrisë (që drejtohet pikërisht nga Rangnick), një pikë referimi, sidomos nëse Modriç, siç duket, do të kthehet te Real Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.