☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.02 ▼0.47%
ARI 4,669 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,174 ▲ +3.01% ETH $2,133 ▲ +3.74% XRP $1.3406 ▲ +2.06% SOL $82.1200 ▲ +2.08%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.02 ▼0.47 % ARI 4,669 ▼0.22 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.02 ▼0.47 % ARI 4,669 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Godasin” enveristët e përbetuar të Kosovës: Çohu Enver!

ldquo-godasin-rdquo-enverist-euml-t-e-p-euml-rbetuar-t-euml-kosov-euml-s-me-marsh-p-euml-r-xhaxhin_hdDisa dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë ndërmarrë të dielën një marsh simbolik në përkujtim të 106 vjetorit të lindjes së liderit komunist shqiptar, Enver Hoxhës; 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi; dhe 4-vjetorit të themelimit të formacionit i njohur si Fronti për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enver Hoxhës, me seli në Ferizaj.

Enveristët janë nisur nga Ferizaj drejt Prekazit, për të nderuar të rënët dhe familjen emeblematike Jashari. Ndërsa, më pas do të qëndrojnë edhe në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, duke përfunduar kështu këtë marsh përkujtimor.

” Fillimisht do të qëndrojmë te varrezat e Jasharëve, jo për të çuar atje ideologjinë e Enverit, por se ata burra më mirë se çdo kush tjetër përmbushën amanetin e Hasan Prishtinës: ‘Më e mirë është një pushkë në mal, se një thes me fjalë në Parlament’. Jasharët nuk folën për Kosovën, por luftuan për Kosovën”, ka thënë profesori i filozofisë dhe kreu i këtij formacioni, Remzi Hasani.

Duke folur për qëllimin e vizitës në Prizren, tek shtëpia ku u mbajt Lidhja e Prizrenit, Hasani ka vënë në dukje se përpos qëllimit të vizitës së këtij kompleksi që është sinonim i unitetit shqiptar, ku u shfaq ideja për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, në këtë vend do të dorëzohen në mënyrë simbolike katër pasaporta të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mesazhi i këtij aktiviteti simbolik është se nuk kemi asgjë kundër shteteve ku jetojnë shqiptarët, por që këta të lirojnë shqiptarët dhe të ndodh bashkimi se mjaft i kanë mbajtur të robëruar. Këto shtete po mbajnë sovranitetin e tyre duke mbajtur peng shqiptarët”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, sot është absurde që shqiptarit t’i vihen shumë pengesa, në kohën kur Evropa po zhbën kufijtë mes shteteve.

Ndryshe, enveristët nga qytete tjera të Kosovës kanë përshëndetur këtë aktivitet simbolik, duke thënë se vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik veprës së Enver Hoxhës, pavarësisht ndryshimeve që kanë pasuar në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi.

1 Koment

  • albano 12 October 2014, 16:04

    NUK KANE FAJ KETO KRIMINELA KATUNARE ..... E KANE FAJIN SERBET QE I LANE GJELLE KETO KAMUNISTA TE TRASHE .... DO ZOTI NJONJE TJA BEJE SIC JA BERI ENVERI SHQIPTAREVE ....BURG ...TORTURA ...INTERNIM PER NJE FJELE GOJE .... DO ZOTI ..

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.