☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,697 ▼0.63%
DOW 53,326 ▼0.25%
NASDAQ 26,303 ▼1.28%
NAFTA 84.76 ▲1.22%
ARI 4,412 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,838 ▲ +1.26% ETH $1,918 ▲ +0.52% XRP $1.0044 ▼ -0.12% SOL $77.0600 ▲ +1.52%
S&P 500 7,697 ▼0.63 % DOW 53,326 ▼0.25 % NASDAQ 26,303 ▼1.28 % NAFTA 84.76 ▲1.22 % ARI 4,412 ▼1.37 % S&P 500 7,697 ▼0.63 % DOW 53,326 ▼0.25 % NASDAQ 26,303 ▼1.28 % NAFTA 84.76 ▲1.22 % ARI 4,412 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Bota

“Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij

Një shtetas shqiptar, i shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet itaiane ka rënë në prangat e policisë në Mancester të Mbretërisë së Bashkuar ditët e fundit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, i arrestuari konsiderohet një prej drejtuesve të një organizate kriminale italo-shqiptare i cili zhvillonte veprimtaritë e tij në disa rajone të Italisë, përfshirë Toskanën, Kalabrinë, Lazion ,Emilia-Romagnën dhe Lombardinë.

Mbi grupin kriminal bien akuzat për trafik të lëndëve narkotike, grabitje dhe vjedhje ne vila, zhvatje, pastrim dhe fshehje të pasurive, armëmbajtje pa leje, shfrytëzim prostitucioni dhe falimentim mashtrues.

Autoritetet italiane gjatë operacionit të zhvilluar në maj 2025 arrestuan 12 persona, por shqiptari i shumëkërkuar arriti që t’i shpëtonte arrestimit duke detyruar që Prokuroria e Bergamos të lëshonte një “Mandat Evropian Arresti” ndaj tij. Pas bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe hetimeve të zhvilluara mes autoriteteve britanike dhe italiane u arrit të zbulohej se ai fshihej në Mancester.

Nga forcat speciale të policisë britanike u mundësua ndërhyrja në banesën ku ai qëndronte i strehuar dhe u vendos në pranga. Shtetasi i arrestuar ndodhet në paraburgim në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet ekstradimi i tij në Itali.

Nga hetimi i zhvilluar për të cuar në arrestimin e tij u bë i mundur sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1.2 milionë euro, 500 mijë euro cash të fshehura në automjete dhe rreth 2.5 kilogramë kokainë dhe hashash, si dhe një automjet luksoz Mercedes Limousine VIP i cili arrinte vlerën rreth 200 mijë euro dhe përdorej për aktivitete të paligjshme të organizatës kriminale.

Sipas burimeve, shqiptari me iniciale P.Y, është i datëlindjes 1988. Operacioni i zhvilluar në maj që e vuri nën masë arresti dhe e shpalli në kërkim nga Europol ishte koduar me emrin “Money road”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.