⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,282 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.46% XRP $1.2447 ▼ -0.77% SOL $95.2500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Protestat kundër rritjes së çmimeve, 70 mijë forca sigurie në terren, vendosen kufizime në Paris

PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash masive, për të tretën javë radhazi, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie për të parandaluar përsëritjen e përplasjeve dhe akteve të dhunës në rrugë.

Rreth 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie do të angazhohen në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ndërsa në Paris janë parashikuar kufizime të qarkullimit, mbyllje të stacioneve të metrosë dhe ndalim të tubimeve të paautorizuara në disa zona.

Protestat janë organizuar nga sindikatat, lëvizja e Jelekë-Verdhëve dhe grupe studentore, të cilat kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, pabarazinë ekonomike dhe përkeqësimin e kushteve në arsim.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, paralajmëroi se rreziku i përplasjeve dhe trazirave mbetet shumë i lartë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, kur pritet të ketë edhe grumbullime të tjera të lidhura me festimet e Halloween-it.

Sipas autoriteteve, në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për tubime të dhunshme në disa qytete të vendit. Ministri paralajmëroi se policia do të reagojë me vendosmëri ndaj çdo akti dhune dhe vandalizmi.

Kufizime në qendër të Parisit dhe rikthimi i orarit policor

Në kryeqytet, autoritetet kanë vendosur kufizime për zhvillimin e protestave në disa zona qendrore, për shkak të rrezikut të përplasjeve dhe dëmtimit të bizneseve e institucioneve publike.

Policia fillimisht kundërshtoi zhvillimin e marshimit të planifikuar nga sheshi “Bastille” drejt sheshit “Nation”, por një gjykatë administrative pezulloi ndalimin, duke lejuar zhvillimin e tubimit në këtë itinerar.

Ndërkohë, për zonat përreth sheshit “République” dhe “Châtelet-Les Halles” është vendosur ndalim i lëvizjes gjatë natës, nga ora 23:00 deri në orën 06:00, për netët e së shtunës dhe të së dielës.

Kufizime të veçanta janë vendosur edhe për të miturit, të cilët nuk mund të qëndrojnë në rrugët publike të zonave të përcaktuara gjatë natës, pa shoqërinë e një kujdestari ligjor.

Gjithashtu, më shumë se 40 stacione metroje në Paris do të mbyllen përkohësisht, ndërsa shërbimi i tramvajit do të pësojë ndërprerje.

Qindra mijëra protestues në dy fundjavat e mëparshme

Protestat e fundit vijnë pas dy fundjavave me pjesëmarrje të lartë dhe përplasje të dhunshme në disa qytete franceze.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 410 mijë persona morën pjesë në marshimet e fundjavës së kaluar, ndërsa një javë më parë protestat u shoqëruan me grabitje dyqanesh, vandalizëm dhe zjarrvënie në disa zona.

Lëvizja filloi me protestat e nxënësve për përmirësimin e kushteve në shkolla, por më pas u zgjerua duke përfshirë kërkesat për paga më të larta, uljen e kostos së jetesës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Ndërkohë, disa organizata sindikale kanë paralajmëruar edhe një grevë kombëtare më 5 nëntor, duke kërkuar masa konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike.

Situata e sigurisë në Francë mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet përpiqen të parandalojnë përsëritjen e trazirave të 17 tetorit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa qytete të vendit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.