⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,282 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.46% XRP $1.2447 ▼ -0.77% SOL $95.2500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OKB paralajmëron për përkeqësim të krizës ushqimore në Kongo, 28,8 milionë të prekur

– Rreth 28,8 milionë njerëz në Republikën Demokratike të Kongos përballen me mungesë të rëndë ushqimore, ndërsa situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, gjatë muajve të ardhshëm, për shkak të konflikteve të armatosura, përhapjes së epidemisë së Ebolës dhe problemeve klimatike.

Sipas analizës më të fundit të publikuar më 30 tetor nga Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC) – një sistem ndërkombëtar, që vlerëson shkallën e mungesës së ushqimit dhe rëndësinë e krizave ushqimore,ku marrin pjesë agjenci të OKB-së, organizata humanitare dhe institucione të tjera – rreth 23% e popullsisë së analizuar në vend përballet me pasiguri të lartë akute ushqimore gjatë periudhës shtator-dhjetor 2026.

Nga ky numër, rreth 3,6 milionë persona ndodhen në fazën e emergjencës ushqimore, që do të thotë se kanë vështirësi ekstreme për të siguruar ushqimin e nevojshëm dhe përballen me rrezik të shtuar për kequshqyerje.

Përkeqësimi më i madh i situatës është regjistruar në pjesën lindore dhe verilindore të vendit, veçanërisht në provincat Kivu Verior, Kivu Jugor dhe Ituri, në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikën Qendrore.

Në këto tri provinca, rreth 10,4 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore, ndërsa rreth 3 milionë prej tyre ndodhen në fazën e emergjencës.

Sipas raportit, konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë, ka penguar fermerët të punojnë tokat e tyre dhe ka ndërprerë furnizimin me ushqime.

Situata është rënduar edhe nga përhapja e Ebolës, e cila ka shtuar presionin mbi komunitetet dhe shërbimet shëndetësore.

Një tjetër faktor shqetësues janë ndryshimet klimatike.

Përmbytjet e pritshme, të lidhura edhe me fenomenin klimatik “El Nino”, mund të dëmtojnë të mbjellat dhe të vështirësojnë më tej sigurimin e ushqimeve.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, si dhe pakësimi i ndihmave humanitare, po e bëjnë edhe më të vështirë situatën për familjet e prekura.

Parashikimet e IPC-së tregojnë se kriza mund të thellohet më tej gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Për periudhën janar-qershor 2027, numri i njerëzve që pritet të përballen me pasiguri akute ushqimore mund të arrijë në 30,3 milionë, përfshirë 4,2 milionë persona në fazën e emergjencës.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për nevojën e shtimit urgjent të ndihmave ushqimore dhe financiare, veçanërisht për familjet e zhvendosura nga konfliktet dhe komunitetet që kanë humbur burimet e tyre të jetesës.

Sipas sistemit IPC, pasiguria akute ushqimore ndahet në pesë faza, nga situata e pranueshme deri te katastrofa ushqimore.

Shifrat e publikuara për Kongon përfshijnë personat në fazën e krizës (faza 3) dhe në nivele më të rënda, por nuk nënkuptojnë se i gjithë vendi është në gjendje zie urie. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.