Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin italian, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka pritur në një vizitë kortezie komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve rreth situatës në Kosovë dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit.
“Ambasadori Maurizio Antonini mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për një vizitë kortezie në Ambasadë”, thuhet në njoftim.
Sipas Ambasadës, gjatë takimit Antonini theksoi rolin e rëndësishëm të KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Ambasadori Antonini theksoi rolin vendimtar të misionit në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe i uroi gjeneralmajorit Vergori çdo sukses në misionin e tij”, thuhet më tej në postimin e Ambasadës italiane. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.