☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.53 ▲0.16%
ARI 4,461 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,693 ▲ +1.11% ETH $1,906 ▲ +1.37% XRP $1.0009 ▲ +0.14% SOL $75.8600 ▲ +0.78%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.53 ▲0.16 % ARI 4,461 ▲0.53 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.53 ▲0.16 % ARI 4,461 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Karta Rinore Europiane është një mjet që fuqizon të rinjtë

Mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende në Shqipëri për Konferencën e Kartës Rinore Europiane. Ngjarje kjo që sjell në vëmendje nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, që për herë të parë mirëpret një konferencë të këtij niveli europian për të rinjtë.

“Për herë të parë, Shqipëria mirëpret Konferencën e Kartës Rinore Europiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende europiane. Kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për rolin gjithnjë e më aktiv të vendit tonë në nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Sipas ministrit Blendi Gonxhja, në këtë kuadër, Karta Rinore Europiane po konsolidohet si një instrument konkret që zgjeron mundësitë për të rinjtë shqiptarë, duke u ofruar akses në një gamë të gjerë përfitimesh dhe eksperiencash, si: Zbritje në transport, udhëtime dhe akomodim në Shqipëri dhe në vendet europiane; Oferta në kinema, teatro, muze, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore; Mundësi dhe përfitime në trajnime, edukim joformal dhe zhvillim profesional;

Zbritje në aktivitete sportive dhe rekreative; Akses në një rrjet europian me miliona të rinj dhe mijëra partnerë; Mundësi për mobilitet, shkëmbime rinore dhe eksperienca ndërkombëtare. “Karta Rinore Europiane është më shumë sesa një kartë përfitimesh. Ajo është një mjet që fuqizon të rinjtë, duke i ndihmuar të kursejnë, të udhëtojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje me mundësi të reja në të gjithë Europën”, vijon Gonxhja në reagimin e tij. Sipas ministrit të MTKS-së, në të njëjtën kohë, ajo kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe në afrimin e tyre me vlerat dhe mundësitë që ofron hapësira europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.