☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,565 ▲ +2.47% ETH $2,372 ▲ +3% XRP $1.3304 ▲ +2.92% SOL $103.2000 ▲ +3.88%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Muzeu Etnografik i Vlorës do të rijetësohet, nuk i ndryshohet destinacioni

Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë.

Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Ende në zyrë dhe dua të ndaj me ju një sqarim të rëndësishëm për deklaratat e pavërteta që po qarkullojnë prej disa ditësh për Muzeun Etnografik të Vlorës, ndaj dua ta sqaroj qartë: godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë”, shprehet Gonxhja.

Ajo godinë, thekson ministri, do të vazhdojë të jetë Muzeu Etnografik dhe do të restaurohet e muzealizohet duke ruajtur historinë, identitetin dhe simbolikën e saj patriotike.

“E drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por historia e Vlorës nuk mund të mbrohet me lajme të sajuara, gjuhë urrejtjeje dhe përçarje. Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion, por do të rijetësohet si një hapësirë bashkëkohore dhe e denjë për historinë e Vlorës”, shprehet Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.