⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 87.94 ▼0.9%
ARI 3,899 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,322 ▼ -5.69% ETH $1,952 ▼ -4.7% XRP $1.0228 ▼ -2.78% SOL $80.4200 ▼ -3.31%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 87.94 ▼0.9 % ARI 3,899 ▲0.36 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 87.94 ▼0.9 % ARI 3,899 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Restaurimi i Manastirit të Kryeengjëjve synon nxjerrjen në pah të vlerave historike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga puna për restaurimin e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan.

Ministri tha se aty po vijon puna për ndërhyrjet restauruese, me synim ruajtjen dhe nxjerrjen në pah të vlerave historike, kulturore dhe shpirtërore të këtij monumenti të trashëgimisë sonë.

Përmes këtyre punimeve pritet që manastirit t’i rikthehet funksioni pas dekadash degradimi. Ky objekt kulti është një ndër 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës. Ndërhyrja në këtë objekt, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, parashikon ringritjen, restaurimin dhe konservimin e konakëve, përmes konsolidimit të muraturave.

Pritet që këto ndërhyrje t’i japin një të ardhme të re këtij kompleksi historik, si hapësirë e gjallë për komunitetin dhe pikë referimi për vizitorët e turizmin kulturor në Dropull.

Manastiri i Kryeengjëjve është i pozicionuar në pllajën e Malit të Gjerë, mbi fshatin Derviçan. Manastiri është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të kësaj lugine, por ka vlera të shumta dhe dëshmon për zhvillimin dhe larminë tipologjike të ndërtimeve të arkitekturës pasbizantine. Kompleksi i Manastirit të Kryeengjëjve përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.