Afrim Qendro përgënjeshtron lajmet për shkarkimin nga IKMT: Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani
Prej mbrëmjes së djeshme qarkullojnë lajme me burime se kreu i IKMT-së është shkarkuar dhe zëvendësuar nga Enton Koni, por vetë Qendro thotë se nuk ka asgjë zyrtare deri më tani.
Prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, në disa media në Shqipëri po qarkullon një lajm me burime se kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro, është shkarkuar nga detyra, siç njofton Shqiptarja.com.
Sipas këtyre lajmeve, Qendro është zëvendësuar nga Enton Koni, i cili më parë ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Deri më tani, megjithatë, nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga institucionet.
I kontaktuar nga Report Tv, vetë Afrim Qendro u shpreh se “nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”, duke përgënjeshtruar kështu lajmet e shpërndara në rrjetet sociale dhe në portale.
Qendro është një ndër figurat e njohura të politikës dhe biznesit në Gjirokastër: ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie, ndërsa para se të emërohej drejtor i IKMT-së kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.