☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,030 ▲ +4.86% ETH $1,709 ▲ +3.33% XRP $0.9298 ▲ +2.98% SOL $70.7100 ▲ +2.79%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kronika

Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët janë autor të grabitjes së 22 mijë euro dhe 800 mijë lekë të reja si dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës. Në pranga kanë rënë A. R., 51 vjeç, banues në Durrës dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Po nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e vajzës në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të autorëve të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit A. G., në lagjen nr. 4, Durrës.

Bazuar në provat e siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi A. R. dyshohet si autor i vjedhjes së banesës së shtetasit A. G., nga ku dyshohet se janë vjedhur rreth 22 000 euro, 800 000 lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme, parfume, çanta të markave të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Po nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e shtetases S. L., në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një pjesë e sendeve të vjedhura.

Ndërsa në banesën e shtetasit A. R. janë gjetur dhe sekuestruar mjetet me të cilat ka kryer vjedhjen, maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së saj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për gjetjen e pjesës tjetër të sendeve dhe parave të vjedhura në banesën e shtetasit A. G., si dhe për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.