Nga Portugalia drejt Athinës me 15 kg kanabis në valixhe, arrestohet shqiptari
Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi tentoi të fuste në Greqi rreth 15 kg kanabis.
Sipas burimeve policore, 65-vjeçari po udhëtonte nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës dhe doganës greke, menjëherë pasi tërhoqi valixhen e tij. Ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate që trafikonte lëndë narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejt Greqisë.
Mësohet se 65-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë, pasi ishte arrestuar edhe për trafik të emigrantëve.
Ndërkohë, pak ditë më parë një i afërm i tij ishte arrestuar në të njëjtin aeroport, pasi iu gjetën 34 kg kanabis. Edhe ky i fundit kishte udhëtuar nga Portugalia.
Pas arrestimit, 65-vjeçari është dërguar në gjykatë, e cila ka vendosur lënien e tij në burg pa afat.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 15 kg kanabis, 100 euro dhe 4 200 lekë shqiptare. Hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet antidrogë greke.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.