⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▲0.63%
DOW 51,881 ▼0.2%
NASDAQ 25,445 ▲1.11%
NAFTA 95.86 ▼0.62%
ARI 3,942 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,720 ▲ +0.92% ETH $2,298 ▲ +1.99% XRP $1.2822 ▲ +3.46% SOL $93.5600 ▲ +1.72%
S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 % S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 5 gusht. Dy persona, të maskuar dhe me kallashnikovë, hynë brenda në argjendari dhe arritën të merrnin me vete bizhuteri që e kalojnë vlerën e 1.5 milionë lekëve.

Policia e Tiranës ka zbuluar sot motorin e dyshuar se është përdorur nga grabitësit. Mjeti u gjet në liqenin Qinam në kufi me Fushë-Krujën e mendohet të jetë tentuar hedhja e tij në liqen me qëllim fshehjen e gjurmëve, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

Autorët dyshohet të jenë njohës të mirë të zonës. Referuar kamerave të sigurisë, grabitësit kanë shmangur lëvizjet nëpër rrugët kryesore. Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor e më pas kanë humbur gjurmët nëpër rrugicat e lagjes.

Grupi hetimor ka dyshimet se një prej të përfshirëve në ngjarje, të ketë shkuar më parë si klient në argjendari, pasi kishin dijeni të plotë se ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.