☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.76 ▲1.86%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▲ +0.87% ETH $2,348 ▲ +0.9% XRP $1.3182 ▲ +0.56% SOL $102.0200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Grabitja në Rinas, TIA: Informacione të pasakta, e njoftuam në kohë policinë

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA) ka reaguar paraditen e së hënës lidhur me grabitjen spektakolarë në Rinas të gati 1 milion eurove, duke thënë se informacionet e Policisë së Shtetit në lidhje me këtë ngjarje nuk janë të sakta.
“Kemi vënë në dispozicion të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë. Në respekt të hetimeve, imazhit të Shqipërisë dhe personave që janë në hetim, bëjmë thirrje për kujdes në shpërndarjen e informacioneve. Kemi ndjekur me shqetësim raportimet e Policisë së Shtetit. Ne e kemi njoftuar në kohë policinë, kur makina bashkë me autorët ishte ende në vendngjarje”, theksuan autoritetet e aeroportit, duke shtuar se kompania ICTS ”vepron e paarmatosur dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht”.
“Kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale dhe kjo nuk e zëvendëson apo zvogëlon përgjegjësinë e Policisë së Shtetit. ICTS është e paarmatosur dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. Jashtë gardhit, nga ku ka hyrë makina, është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Policia duhet të sigurojë forca për të parandaluar aktivitetet e paligjshme”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.