🌫️
Tiranë 19°C · Mjegull 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,257 ▼ -0.02% ETH $2,521 ▲ +0.24% XRP $1.3669 ▲ +0.25% SOL $101.9100 ▲ +0.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Grabitje në Aeroportin e Rinasit, policia ka gjetur mjetin tip “Benz” të djegur

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e grabitjes në Aeroportin të Rinasit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në sallën operative ka mbërritur një telefonatë se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të Aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.

Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur një sasi monetare, që po transferoheshin me mjetet e një shoqërie private sigurie nga terminali drejt avionit.

Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona. Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë së kompanisë privatë që menaxhon aeroportin.  Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.  Gjatë ndjekjes së autorëve, policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.  Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.