Grammy 2027: Lista e nominimeve

Së fundmi janë shpallur nominimet për edicionin e 69-të të çmimeve Grammy, duke sjellë surpriza, rekorde historike dhe disa mungesa të bujshme në industrinë muzikore.
Emrat e njohur të muzikës do të garojnë në disa prej kategorive më prestigjioze, ndërsa këtë vit vëmendje të veçantë kanë marrë Taylor Swift, Beyoncé, Madonna dhe Dolly Parton.
Nominimet u prezantuan përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku morën pjesë artistë dhe fitues të mëparshëm të Grammy-t, mes tyre Carly Pearce, David Guetta, Herbie Hancock, Kehlani, Olivia Dean dhe Pharrell Williams.
Një prej momenteve më të rëndësishme të këtij edicioni është rekordi i Beyoncé, e cila është bërë artistja e parë në histori që arrin 100 nominime për Grammy. Nominimi i saj i fundit është në kategorinë “Performanca më e mirë R&B”.
Taylor Swift është gjithashtu ndër emrat që spikasin. Këngëtarja është nominuar për “Albumin e Vitit” me “The Life of a Showgirl”, si dhe për “Këngën e Vitit” me “I Knew It, I Knew You”. Madje, ajo pati edhe detyrën të prezantonte nominimet për këto dy kategori.
Madonna ka siguruar katër nominime, përfshirë “Regjistrimin më të mirë dance-pop” për këngën “Danceteria” dhe “Albumin më të mirë dance/elektronik” për “Confessions II”.
Një tjetër moment emocional është përfshirja e Dolly Parton në listën e nominimeve pas vdekjes. Legjenda e muzikës country ka marrë dy nominime në kategorinë “Performanca më e mirë country nga duo ose grup”.
E para është për këngën “Light of a Clear Blue Morning”, në bashkëpunim me Miley Cyrus, Lainey Wilson, Reba McEntire dhe Queen Latifah, ndërsa e dyta për “Butterfly”, të interpretuar me Zac Brown Band.
Nominimet në kategoritë kryesore
Albumi i Vitit (Album of the Year)
“The Life of a Showgirl” – Taylor Swift
“The Art of Loving” – Olivia Dean
“The Romantic” – Bruno Mars
“THIS MUSIC MAY CONTAIN HOPE.” – RAYE
“you seem pretty sad for a girl so in love” – Olivia Rodrigo
Kënga e Vitit (Song of the Year)
“I Knew It, I Knew You” – Taylor Swift
“Man I Need” – Olivia Dean
“Risk It All” – Bruno Mars
“WHERE IS MY HUSBAND!” – RAYE
“the cure” – Olivia Rodrigo
“Berghain” – Rosalía, Björk dhe Yves Tumor
Regjistrimi i Vitit (Record of the Year)
“The Fate of Ophelia” – Taylor Swift
“Man I Need” – Olivia Dean
“I Just Might” – Bruno Mars
“WHERE IS MY HUSBAND!” – RAYE
“Berghain” – Rosalía, Björk dhe Yves Tumor
“Dracula” – Tame Impala dhe JENNIE
Artisti më i mirë i ri (Best New Artist)
Ella Langley
Olivia Dean
Geese
Don Toliver
Remi Wolf
Sienna Spiro
Slayyyter
The Womack Sisters
Kanye West dhe Chris Brown shkaktojnë polemika
Ndërkohë, nominimi i Kanye West në kategorinë “Albumi më i mirë rap” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Reperi është nominuar për versionin deluxe të albumit “Bully”, pavarësisht deklaratave dhe veprimeve të tij të mëparshme raciste dhe antisemite.
Edhe përfshirja e Chris Brown në kategoritë “Albumi më i mirë R&B” dhe “Bashkëpunimi më i mirë R&B” ka shkaktuar kritika, për shkak të historisë së tij të dhunës.
Ceremonia e 69-të e çmimeve Grammy do të mbahet më 7 shkurt 2027 në Crypto.com Arena në Los Angeles. Eventi do të transmetohet në ABC, Disney+ dhe Hulu.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.