⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,501 ▼0.8%
DOW 52,190 ▼0.3%
NASDAQ 24,819 ▼1.26%
NAFTA 86.86 ▼1.92%
ARI 3,880 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,329 ▲ +0.59% ETH $1,851 ▲ +2.15% XRP $0.9691 ▲ +0.97% SOL $72.0900 ▲ +0.66%
S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 % S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
roze

“Nuk jam fajtor”, Russell Brand thyen heshtjen nga burgu pas dënimit për përdhunim

“Nuk jam fajtor”, Russell Brand thyen heshtjen nga burgu pas

Russell Brand ka reaguar për herë të parë nga burgu, pas dënimit me 10 vite e gjashtë muaj heqje lirie për përdhunim dhe sulme seksuale.

Në një mesazh drejtuar ndjekësve të tij, ai ka këmbëngulur se nuk është fajtor për veprat penale për të cilat u shpall fajtor nga gjykata.

Mesazhi i tij u lexua nga bashkëshortja, Laura Brand, gjatë episodit të fundit të emisionit të tyre në YouTube, “Sunday Service with the Brands”.

“Siç e dini, unë nuk jam fajtor për veprat për të cilat jam burgosur, ndaj diçka e çuditshme po ndodh”, thuhej në deklaratën e Brand.

51-vjeçari bëri gjithashtu të ditur se ishte transferuar në burgun HMP Littlehey, në Cambridgeshire të Anglisë, ku mbahen të burgosur të dënuar për vepra seksuale.

Në mesazhin e tij, ai vlerësoi stafin e institucionit, duke e përshkruar si të fortë, të sjellshëm dhe të përkushtuar. Ai foli edhe për të burgosurit e tjerë, duke thënë se nuk është në pozicionin për të gjykuar askënd.

“Nuk e di se cilët nga burrat e tjerë këtu janë të pafajshëm dhe ata që janë fajtorë janë njerëz për të cilët Krishti vdiq për t’i shpëtuar, njësoj si për ty dhe mua. Le ta duam, të lutemi dhe ta falim njëri-tjetrin, ashtu siç Zoti na fali ne”, thuhej më tej në mesazh.

Brand u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, në lidhje me katër gra dhe ngjarje të ndodhura mes viteve 2004 dhe 2009. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Ndërkohë, reagimi i tij nga burgu ka shkaktuar edhe polemika në Britani. Qeveria britanike ka bërë të ditur se po heton nëse Brand ka shkelur rregullat e burgut duke përcjellë një deklaratë që do të publikohej përmes bashkëshortes së tij.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik e cilësoi situatën si “qartësisht të papranueshme”, duke theksuar se të burgosurit nuk lejohen të bëjnë deklarata publike që mund t’u shkaktojnë shqetësim viktimave. Sipas autoriteteve, të burgosurit nuk mund t’i shmangin këto rregulla duke përdorur familjarët si ndërmjetës.

Edhe ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, kritikoi deklaratën e komedianit, duke thënë se në fjalët e tij nuk shfaqej as pendesë dhe as dhembshuri për viktimat.

Ndërkohë, Laura Brand ka bërë të ditur se do të vazhdojë emisionin e tyre në YouTube, pavarësisht mungesës së bashkëshortit, duke pranuar se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.