Granit Xhaka dënohet me 150 mijë franga, por…
Gjithçka është e qartë, Granit Xhaka pranoi blerjen e një certifikate të rreme vaksinimi kundër Covid-it, ndërsa ka mbërritur edhe dënimi. Zyra e prokurorit të Lucernës i ka vendosur një gjobë prej 150,000 frangash kapitenit të Zvicrës, ekuivalente me 50 gjoba ditore prej 3,000 frangash secila, në një periudhë prove për dy vite.
Nëse ai nuk bën shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe, gjoba nuk do të ekzekutohet. Xhaka e ka pranuar vendimin, ka paguar tashmë shpenzimet gjyqësore, gjithçka e ka bërë të ditu me një postim në rrjetet sociale.
“Pasi dhashë një deklaratë të plotë në zyrën e prokurorit, vendimi është marrë. Jam dënuar për marrjen e një certifikate të falsifikuar, duke marrë një gjobë monetare me kusht, 50 tarifa ditore prej 3,000 franga, me një periudhë prove 2-vjeçare. Kjo do të thotë që dënimi nuk do të zbatohet për sa kohë që nuk kryej ndonjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe. Kam paguar tashmë shpenzimet procedurale”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Faleminderit për mesazhet mbështetëse gjatë javëve të fundit. Ato kanë shumë rëndësi për mua”.
Dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, Zvicra i luan në nëntor, në transfertë kundër Sllovenisë dhe pret Skocinë në shtëpi.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.