SHBA – Trump: Jo sulme kundër Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit
– Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime produktive me Iranin dhe se nuk do të ndërmarrin një sulm ndaj vendit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, sipas Reuters.
Deklarata e presidentit Trump vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa të dyja palët po zhvillojnë kontakte diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga përplasja.
Presidenti Trump nuk dha detaje të hollësishme mbi përmbajtjen e bisedimeve, por theksoi se dialogu me Iranin po ecën në mënyrë produktive.
Ai gjithashtu la të kuptohet se, të paktën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të mesmandatit nuk pritet një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj Iranit.
SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer propozime gjatë javëve të fundit, ndërsa çështje të rëndësishme, përfshirë sigurinë rajonale dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, mbeten në qendër të negociatave.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë dhe çdo përshkallëzim ushtarak në këtë zonë mund të ndikojë në transportin e naftës dhe gazit dhe në çmimet ndërkombëtare të energjisë./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.