Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve
Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës.
Viktima është identifikuar si Shkëlzen Pali, i cili jetonte prej disa vitesh në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa 35-vjeçari po punonte në pyll, në kuadër të aktiviteteve për prerjen dhe transportimin e trungjeve të pemëve.
Sipas informacioneve paraprake, në zonë ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm për transportimin e trungjeve. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë aktivizimit të kabllos së pajisjes.
Pali dyshohet se kishte futur pa e kuptuar këmbën në kabllo dhe, në momentin kur ajo u vu në lëvizje, është goditur rëndë.
Pavarësisht ndërhyrjes, 35-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.