☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, ndërron jetë Konstantinos Mitsotakis, i lindur në Kretë, 58 vjet karrierë politike

Ish-kryeministri grek dhe një nga politikanët e shquar të vendit, Konstantinos Mitsotakis është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.
Ai është lindur në një familje politikanësh në Hania të Kretës dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Athinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Gjermaninë Perëndimore.
Veprimtaria e tij politike 58-vjeçare fillon qysh në vitin 1946, kur zgjidhet për herë të parë deputet me partinë e liberalëve të Venizelosit.
Në vitin 1951 emërohet zv.ministër i Financave, ndërsa në 1961-shin zgjidhet deputet me partinë “Unioni i Qendrës”. Pas juntës ushtarake rikthehet përsëri në Parlament në vitin 1977, kësaj here si udhëheqës i partisë së “Liberalëve të Rinj”, që e krijoi vet.
Një vit më vonë hyn në radhët e “Demokracisë së Re” dhe bëhet kryetar i grupit parlamentar të saj. Në vitin 1984 zgjidhet udhëheqës i partisë konservatore, ndërsa në 1990-n kryeministër i Greqisë deri në 1993-shin, kur pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen.
Dy nga 4 fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme, është një nga politikanet më aktive të konservatorëve, ndërsa vëllai i saj, Kiriakos Mitsotakis, tashmë është udhëheqës i “Demokracisë së Re” dhe sondazhet e fundit parashikojnë se, në rast zgjedhjesh, mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.