GREQI – Një viktimë dhe dëme të shumta nga përmbytjet në Kretë
Deri tani është konfirmuar një viktimë.
”Një bari humbi jetën pasi u mor nga rrjedhat e ujërave të përmbytjes në një zonë malore të brendshme të Kretës”, njoftuan shërbimet e emergjencës.
Sipas medieve greke, deri tani nuk raportohet për turistë të prekur nga moti i keq.
Shërbimi Meteorologjik Grek (EMY) paralajmëroi se reshjet e dendura dhe stuhitë do të vazhdojnë deri të dielën.
Në Anogia, pranë Rethymnos, janë regjistruar rreth 361 milimetra reshje në më pak se 24 orë.
Situata ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.
Sipas mediave lokale, disa automjete janë marrë nga ujërat dhe janë përfunduar në det, ndërsa ura dhe segmente rrugësh janë dëmtuar ose shkatërruar.
Autoritetet e mbrojtjes civile paralajmëruan se toka është tashmë e ngopur me ujë në shumë zona, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera dhe rrëshqitje dherash.
Erërat e fuqishme kanë prekur edhe transportin detar.
Shërbimet e trageteve janë ndërprerë pjesërisht, ndërsa shumica e trageteve qëndruan në porte gjatë mëngjesit të së premtes, sipas transmetuesit grek “ERTNews”.
Në detin Egje janë regjistruar rafale ere deri në 100 kilometra në orë. Kreta vijon të jetë në gatishmëri të lartë dhe të gjitha shkollat në ishull u mbyllën sot./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.