Rajoni

Greqi, zbulohet varr i lashtë masiv në Athinë

Arkeologët grekë kanë zbuluar në nekropolin e Deltës së Faliros, në Athinë, të paktën 80 skelete që janë varrosur me pranga në duar në një varr masiv të Greqisë së Lashtë. Sipas tyre, bëhet fjalë për një mister, pasi nuk kanë qenë njerëz të thjeshtë apo skllevër, por të rinj të ekzekutuar në të njëjtën mënyrë dhe të varrosur me respekt.

DR. Stela Chryssoulaki, udhëheqësja e gërmimeve arkeologjike, thotë: “Të gjithë i kanë pasur duart e lidhura me pranga dhe shumica e tyre kanë qenë shumë të rinj dhe të shëndetshëm kur u ekzekutuan”.

Hulumtuesit vlerësojnë se vendi është përdorur si varrezë për athinasit e thjeshtë, duke përfshirë shumë foshnja dhe fëmijët e vegjël nga shekulli i 8 deri në të 5 para Krishtit dhe deri tani janë gjetur eshtrat e më shumë se 1.500 njerëzve.

Një nga teoritë më të besueshme është se 80 të prangosurit ishin mbështetës të Kylonit, një fisniku dhe kampioni olimpik të Athinës së lashtë, që u përpoq të organizonte një grusht shteti në mesin e shek VII. Ai vetë arriti të fshihej në tempullin e Akropolit dhe të arratisej, por përkrahësit e tij u kapën robër dhe u ekzekutuan.

DR. Stela Chryssoulaki un shpreh: “Flasim për një periudhë me shumë trazira për shoqërinë athinase, gjatë së cilës aristokratët dhe fisnikët janë ndeshur me njëri-tjetrin për pushtet”.

Sipas arkeologëve, e vetmja mënyrë për të vërtetuar apo jo këtë hipotezë është testi i ADN-së së këtyre skeleteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button