Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e nënshkruan marrëveshjen në Jeruzalem.
Marrëveshja u nënshkrua për të lejuar turistët me certifikata vaksinimi të lëvizin midis vendeve “pa asnjë kufizim, pa vetizolim, pa asgjë”, tha Netanyahu.
Të dy ekonomitë kanë sektorë të mëdhenj të përkushtuar ndaj turizmit, një industri e shkatërruar nga kufizimet e udhëtimit gjatë pandemisë 11-mujore.
Njoftimi vjen në kohën kur në vendet e tjera të botës kanë vendosur kufizime të reja ndërsa qeveritë po përballen me variantet e virusit.
Organizata Botërore e Turizmit në Kombet e Bashkuara tha se fluturimet ndërkombëtare ranë 74% vitin e kaluar, duke zhdukur 1.3 trilionë dollarë të ardhura dhe duke rrezikuar deri në 120 milionë vende pune./Euronews



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.