Rajoni

Greqia në kërkim të aleatëve energjetikë

Greqia i ka shprehur Rusisë mbështetjen e saj për zgjerimin e mundshëm të gazsjellësit “Turkish Stream” që po planifikohet të shkojë deri në kufirin greko-turk, për t’u përhapur më pas drejt Europës Qendrore.

ciprasKy ka qenë qëndrimi i ministrit grek të Riorganizimit Produktiv, Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis, pas takimeve që ka pasur në Moskë me ministrin rus të Energjisë, Alexander Novak si dhe me kreun e gjigandit “Gazprom”, Aleksei Miller, vetëm disa ditë para vizitës së Kryeministrit grek Aleksis Tsipras në 9 prill në Kremlin.

Ministri grek i ka kërkuar palës ruse që ky gazsjellës të mos kalojë në Europë nëpërmjet Gjermanisë, por nga Turqia në Greqi e më pas drejt zemrës së Europës, pasi në rast të kundërt Gjermania, përveç fuqisë ekonomike që ka, do të përfitojë sipas tij, edhe rolin e rregullatorit energjetik në të gjithë kontinentin.

Athina zyrtare që ka vendosur të ndjekë një politikë energjetike shumëdimensionale dhe shumënivelëshe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, konsideron se ka hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin energjetik Greqi-Rusi.

Ministri grek ka sjellë premtimet e shumë kompanive ruse që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në tenderat për kërkimet e hidrokarbureve në 20 parcelat që Athina planifikon të fillojnë shpimet, në zonën perëndimore të vendit në detin Jon, si dhe në Jug të Kretës, ndërsa është siguruar nga Moska edhe një premtim tjetër për një rinegocim të ri të çmimit të gazit natyror nga Rusia drejt Greqisë.

Në kuadrin e gjetjes së aleatëve në fushën e energjisë, reagime ka ngjallur edhe deklarata e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili ka kërkuar që Greqia me SHBA-në të shfrytëzojnë së bashku rezervat e hidrokarbureve në detin Egje, kur Athina dhe Ankaraja, jo vetëm që nuk bien dakord në përcaktimin e  kufijve detare dhe të ZEE, por tensionet midis tyre në këtë zonë janë të vazhdueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button