☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,004 ▼ -2.15% ETH $1,867 ▼ -2.16% XRP $1.0634 ▼ -1.62% SOL $72.9200 ▼ -2.02%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Greqia nis përpjekjet pas marrëveshjes BE-Turqi

Greqia ka nisur të zhvendosë migrantë nga ishujt për në brendësi të Greqisë, por nuk do të jetë në gjendje që t’i kthejë refugjatët në Turqi menjëherë. Këtë e parashikon marrëveshja e arritur mes BE dhe Turqisë.

Marrëveshja e BE me Greqinë, e cila ka ngjallur shumë debate, hyri në fuqi mesnatën e së dielës. Por kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras tha se vendi i tij ka nevojër për më shumë kohë që të nisë kthimin e migrantëve në Turqi

Sipas planit për të cilin u ra dakord në Bruksel të premten (18.03), migrantët që arrijnë në ishujt grekë që tani e tutje do të regjistrohen përpara se të kthehen pas në Turqi, ku më shumë se dy milionë sirianë qëndrojnë pasi i kanë shpëtuar luftës. Por Tsipras thotë se marrëveshja ka nevojë edhe për 36 orë të tjera për t’u vënë në jetë.

E paqartë është se si do të kthehen refugjatët. Autoritetet greke më parë kishin propozuar që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufirit Frontex t’i shoqërojë mjetet private të prenotuara të transportit për në portet e Turqisë. Por ndërkohë tani ka edhe mungesë personeli. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras foli në takimin e nivelit të lartë të BE me Turqinë për nevojën e 2300 ekspertëve. Këta duhet të vijnë në ditët në vazhdim në Greqi, për të ndihmuar që kërkesat për azil të përpunohen shpejt. Të shtunën Tsipras mblodhi kabinetin e tij, për të hartuar një plan për vënien në jetë të Marrëveshjes. Por ky plan “nuk mund të zbatohet brenda 24 orësh”, i tha koordinatori grek për politikën e migrimit, Giorgios Kyritsis agjencisë së lajmeve AFP.

Nevojitet mbështetja e 4000 ekspertëve

Sipas të dhënave të Tsiprasit, shtetet e tjera të BE kanë premtuar që të dërgojnë mbështetje me personel – midis tyre ekspertë për çështjet e azilit, përkthyes dhe policë. Komisioni i BE beson se nevojiten gjithsej 4000 ekspertë – dhe nevojiten shpejt.

Griechenland Lesbos Flüchtlinge

Gjermania dhe Franca kanë ofruar që të dërgojnë secila deri 300 nëpunës në Greqi. Kjo rezulton sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga një shkresë që ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere dhe homologu i tij francez, Bernard Cazeneuve i kanë dërguar Komisionit Evropian.

Refugjatë të rinj vijnë nga Turqia

Natën duke gdhirë e diela 875 refugjatë të rinj erdhën kryesisht në ishullin Lesbos që nga Turqia, bëri të ditur shtabi grek për krizën e refugjatëve. Një ditë më parë, nga Turqia në Greqi erdhën 1498 refugjatë, të premten ishin 670 vetë, të enjten 239 vetë. Autoritetet greke bënë të ditur se aktualisht në Greqi ndodhen 47.500 refugjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.